KFOR-i mirëpret heqjen e barrikadave, thonë se janë të gatshëm për intervenim në rast nevoje

Helikopter i KFOR-it

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it, e kanë mirëpritur vendimin për largimin e barrikadave në veri të Kosovës.

Në një reagim ata kanë thënë se heqja e tyre duhet të bëhet shpejt dhe në mënyrë të sigurt pa ndonjë incident që do të shkaktonte rrezik.

Po ashtu, në komunikatë thuhet se KFOR-i është i gatshëm të intervenoj nëse është e nevojshme.

“KFOR-i mirëpret vendimin e mbrëmshëm për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës. Heqja e barrikadave duhet të bëhet shpejt, në mënyrë të sigurt dhe të sigurt, duke shmangur çdo lloj incidenti apo rreziku”, thuhet në njoftim.

“Të gjitha palët duhet të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm. #KFOR-i po monitoron nga afër zhvillimet. Ne mbetemi jashtëzakonisht vigjilentë dhe të gatshëm për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin tonë të bazuar në #RKSKB 1244 të vitit 1999”, vijon njoftimi.

Ndërkohë, heqja e barrikadave veçse ka filluar por ende nuk ka largim të plotë të tyre.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident, vetëm se në vendin e ngjarjes afër barrikadave janë parë persona të maskuar që lëviznin lirshëm në atë pjesë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika