KFOR-i mohon të kenë pasur kërkesë nga institucionet për kazinotë, sikur në vitin 2021

Institucionet kosovare, nuk kanë kërkuar bashkëpunim me KFOR-in, pas aksionit të vitit 2021, kundër aktiviteteve të lojërave të fatit në zonën kufitare në Kamenicë. Kjo është konfirmuar nga misioni i NATO-s në Kosovë, derisa në MPB insistojnë se bëhet fjalë për territor të Serbisë, çka edhe u pamundëson veprimin

Kazinotë në Karaçevë





Pajisje të sekuestruara e objekte të ndërtuara pa leje të shkatërruara.

Kështu kishte përfunduar aksioni i vitit 2021 kundër kazinove ilegale në zonën kufitare në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Por, për realizimin e tij me sukses nga institucionet e Kosovës, aksioni ishte bërë në bashkëpunim me KFOR-in.

Kjo është konfirmuar edhe nga misioni i NATO-së në Kosovës për Dukagjinin, që ka pyetur nëse ka pasur një kërkesë tjetër, pas vazhdimësisë së veprimtarisë ilegale në këtë zonë, çka është mohuar.

Mandati i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, është të sigurojë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR-i mban një prani të dukshme dhe të shkathët në mbarë Kosovën dhe monitoron vijën kufitare administrative. Përderisa institucionet në Kosovë janë autoritetet e përcaktuara për të kryer aktivitetet e zbatimit të ligjit, çdo operacion i kryer në afërsi të vijës kufitare administrative mund të kryhet vetëm me koordinimin e KFOR-it”.

 “Në të kaluarën, kazinotë ilegale pranë vijës kufitare administrative kanë qenë një sfidë e përsëritur e zbatimit të ligjit për organizatat e sigurisë kosovare. Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in ka kryer një operacion mjaft të suksesshëm në zonën e Karaçevës kundër strukturave ilegale në vitin 2021, kur u sekuestruan të gjitha pajisjet, u hoqën objektet pa leje. Pas këtij operacioni, shtabi i KFOR-it nuk ka pranuar kërkesa për mbështetje nga organizatat e sigurisë së Kosovës”.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, insistojnë se bëhet fjalë për territor të shtetit të Serbisë.

“Për çështjen e Kazinove në Karaçevë, ato nuk janë në territor të Kosovës por të Serbisë dhe rrjedhimisht ne nuk kemi përgjegjësi ndaj tyre, janë në territor të një shteti tjetër. Në qoftë se në vitin 2021 kanë qenë cak… pjesë e territorit të Kosovës, ato janë largu herën e parë. Për këtë të dytën, tash ato nuk janë në territor të shtetit të Kosovës. Rrjedhimisht e juridikisht me të gjitha ligjet nuk na takon me prek në atë pjesë andej”, ka thënë Nora Fetoshi, këshilltare e ministrit Xhelal Sveçla.

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, tani deputet e anëtar i Komisionit për Siguri nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj, thotë se bëhet fjalë për operacione të komplikuara, e që mund të marrin kohë për realizim.

“Nuk e dimë a ka filluar hetimet apo jo por duhet kohë dhe është një operacion mjaft i komplikuar pasi edhe dalja e informacioneve është shumë e lehtë. Ka qenë një periudhë intensive e punës se prokurorisë  dhe Policisë e pastaj e drejtorit të Policisë më KFOR-in derisa është marrë një intervenim i tillë”, ka thënë Qalaj.

Megjithatë, kryetari i komisionit për Siguri, Bekë Berisha, e sheh krejt të thjeshtë zgjidhjen e dilemave.

“Ministri i Punëve të Brendshme mundet ta marrë telefonin dhe me thirr komandantin e KFOR-it, kaq ka punë. Këta kanë qef me ba show në Veri masi të shkon KFOR-i ndërsa për këtë çështje as nuk ka bashkëpunim e as nuk shkojnë vetë më luftu. Heshtja nuk arsyetohet në këtë rast”, ka thënë Berisha.

Televizioni Dukagjini, që nga 12 shtatori është duke raportuar për kthimin e veprimtarisë ilegale të kazinove në këtë zonë, të ndaluara me ligj në Kosovë tash e disa vite.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika