KFOR-i: Palët t’i kthehen dialogut dhe të përmbahen nga veprimet provokuese

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të kthehen në tryezën e dialogut dhe të përmbahen nga veprimet provokuese.

KFOR-i ka thënë se mbetet plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999.

“KFOR-i vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja si mjeti i vetëm për të arritur një stabilitet të pakthyeshëm dhe të qëndrueshëm dhe për të zbutur tensionet në veri të Kosovës”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Ky mision ka shtuar tutje se mbetet në kontakt dhe koordinim të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë, UNMIK-un, OSBE-në, EULEX-in dhe Shefin e Mbrojtjes së Serbisë.

“KFOR-i mirëpret të gjitha përpjekjet shumëkombëshe të ndërmarra për të rikthyer të dyja palët në tryezën e negociatave dhe fton të gjitha palët që të bashkohen drejt depërshkallëzimit dhe të përmbahen nga veprimet provokuese që janë kundër interesave të të gjithë njerëzve në Kosovë”, ka thënë tutje ky mision.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika