KFOR-i pas zgjedhjeve në veri: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, thelbësor për sigurinë e qëndrueshme në rajon

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor për sigurinë e qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në komunikatën e KFOR-it

Pjesëtarë të KFOR-it në Kosovë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka reaguar pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës, të mbajtura pa incidente të dielën e 23 prillit.

Në një komunikatë  për media, thuhet se gjatë ditës së zgjedhjeve ky mision ka qëndruar në kontakt të ngushtë me të gjithë akterët, përfshirë Bashkimin Evropian, OKB-në, OSBE-në dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Serbisë.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor për sigurinë e qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Për këtë qëllim, sipas komunikatës është thelbësore që të dyja palët të shmangin veprimet dhe retorikën përshkallëzuese dhe të fillojnë të zbatojnë angazhimet e tyre në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, “plotësisht dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të mbështeten në arritjet e rëndësishme që janë bërë tashmë”.

Më tej është thënë se ky mision vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së dhe të sigurojë kornizën e nevojshme të sigurisë.

Kjo, që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ecë përpara.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika