KFOR-i patrullon në kushte ekstreme në bjeshkët e Istogut

Misioni i KFOR-it në Kosovë po vazhdon aktivitetet patrulluese në terren, duke përfshirë aktivitete të realizuara nga ushtarët italianë në bjeshkët e Istogut

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR po vazhdon me aktivitetet e tij patrulluese në terren gjithandej vendit.

Sipas një njoftimi të KFOR-it në Facebook, batalioni i Komandës Rajonale Perëndim me ushtarë italianë zhvilloi një sërë aktivitetesh patrulluese dhe mbikëqyrëse në bjeshkët e komunë së Istogut.

“Aktivitetet u zhvilluan në kushte ekstreme për shkak të temperaturave të ulëta dhe dëborës në terren ku operonin ushtarët italianë”, thuhet në njoftim.

Tutje KFOR-i thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë.

Pas sulmit të fundit terrorist mbi infrastrukturën kritike në kanalin e Ibrit në Varragë, është shtuar vigjilenca e organeve të rendit, duke përfshirë edhe misionin e KFOR-it në të gjithë territorin e vendit.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika