KFOR-i patrullon në pikën kufitare në Bërnjak

Të mërkurën në veri të vendit, KFOR-i po patrullon në pikën kufitare në Bërnjak, ndërsa situata raportohet të jetë e qetë

Pamje nga vendi i ngjarjes në pikën kufitare në Bërnjak





Të mërkurën e 31 gushtit, një orë e gjysmë para se të hyjë në fuqi zbatimi i masës së reciprocitetit me Serbinë, në pikën kufitare në Bërnjak në rrugën kryesore, KFOR-I letonez ka shtuar prezencën e patrullimeve.

Ekipi i RTV Dukagjini që ndodhet në vendin e ngjarjes në veri të vendit, ka raportuar se situata mbetet e qetë dhe me pak qarkullim të veturave.

Po ashtu, edhe pika kufitare me Serbinë në Merdar, raportohet të jetë e qetë.

Pas një komunikimi me policinë, është kuptuar se gjithçka është gati për ta respektuar këtë marrëveshje të arritur mes palëve në Bruksel.

Ata kanë thënë se në rast se Serbia nuk e respekton marrëveshjen dhe lëshojnë dokumente sikurse deri më tani, ata janë po ashtu të gatshëm të zbatojnë reciprocitetin.

Situatë e qetë në pikat kufitare në veri të vendit

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika