KFOR-i patrullon në vijën kufitare në afërsi të Istogut

KFOR-i ka patrulluar në vijën kufitare në afërsi të Istogut, në njoftimin e tij thuhet se kjo është bërë për ta ruajtur sigurinë në Kosovë

KFOR-i duke patrolluar në vijën kufitare në afërsi të Istogut

Misioni i Aleancës Veriatlantike në Kosovë ka bërë të ditur se ka patrulluar në vijën kufitare në afërsi të Istogut.

Në komunikatën e KFOR-it, njoftohet se kjo po bëhet për ta ruajtur sigurinë në Kosovë.

Tutje thuhet se patrullimi është realizuar nga ushtria italiane.

“Njësia e Komandës Rajonale të KFOR-it perëndimor patrulloi vijën kufitare administrative afër Istogut. Aktiviteti u zhvillua nga trupat malore të Ushtrisë Italiane për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në #Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999″, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika