KFOR-i planifikon shtimin e trupave dhe vazhdon hetimin për sulmin terrorist në veri

KFOR-i ka planifikuar shtimin e trupave në veri të Kosovës dhe ka njoftuar se po vazhdon me vendosmëri hetimet në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, Angelo Michele Rusticcia.

Komandanti i Forcës së Sigurisë Kombëtare (KFOR), gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka mbajtur një konferencë për medie të premten në prag të përfundimit të mandatit të tij.

Në fillim të konferencës, komandanti Ristuccia ka përshkruar situatën në veri të Kosovës si të ndjeshme dhe ka theksuar se po punohet me vendosmëri që të mos ketë ndonjë eskalim.

Ristuccia ka potencuar se është detyra e KFOR-it të sigurojë qetësi dhe stabilitet në këtë zonë dhe se ata janë të përgjegjshëm për zbatimin e mandatit të tyre nga NATO-ja.

Në përpjekje për të rritur prezencën dhe sigurinë në veri të Kosovës, komandanti Ristuccia ka njoftuar se KFOR-i planifikon të shtojë trupat e tij në këtë zonë.

Trupat shtesë do të vijnë nga vende të tjera anëtare të KFOR-it, duke përfshirë Britaninë dhe Rumaninë.

“KFOR ka rritur prezencën në veri dhe në vazhdojmë do të ketë edhe me shumë shtim trupash. Britania po shton trupa dhe trupat do të shtohen edhe nga vendet e tjera, përfshirë Rumaninë”, ka thënë ai.

“Hetime vazhdojnë për sulmin e 24 shtatorit”

Komandanti i KFOR-it ka bërë një referim të veçantë në lidhje me sulmin terrorist të datës 24 shtator dhe ka deklaruar se po punohet për të zbardhur të gjitha detajet e këtij incidenti.

“Hetimet janë duke vazhduar” dhe Ristuccia ka theksuar se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të kuptuar më mirë këtë ngjarje dhe për të zvogëluar rriskun e incidenteve të tilla në të ardhmen.

“Për sa i përket ngjarjes së 24 shtatorit ne ende jemi duke punuar për të kuptuar se çfarë lloj pajisjesh janë konfiskuar nga Policia e Kosovës, kemi listën natyrisht sepse bashkëpunojmë me institucionet e Kosovës, po ashtu e di që janë konfiskuar edhe disa logo, ende janë duke u zhvilluar hetimet dhe ne kemi ndërmarrë të gjitha masat e duhura për të zvogëluar rriskin asaj që ne e quajmë sulm nën flamur të rremë”, ka thënë ai.

“Është shumë herët të thuhet se pse janë futur këto armë në Kosovë, sidoqoftë ne jemi prezent në veri të Kosovës dhe gjithandej dhe jemi duke zbatuar mandatin pa marrë detyrë nga ndonjë subjekt tjetër ne kemi detyrën nga NATO-ja”, ka deklaruar tutje ai.

Gjithashtu, komandanti i KFOR-it ka shprehur mbështetjen e tij për dialogun politik të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si mjetin më të mirë për zgjidhjen e çështjeve në veri të Kosovës.

Ai ka përsëritur përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në veri të Kosovës dhe ka inkurajuar palët të kthehen në bisedime dhe negociata për të zgjidhur çështjet e tyre.

“Pra, siç e dini, KFOR-i është plotësisht i zotuar për të zbatuar mandatin e vet, dhe situata tani është më e qetë sesa ishte para disa ditëve siç ndodh gjithmonë pas shpërthimit të një krize. Palët duhet të kthehen në negociata, prandaj ne plotësisht mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe jemi të bindur në rëndësinë e orvatjeve politike për të zgjidhur këtë situatë”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika