KFOR-i ka publikuar pamje nga trajnimi që ka kryer Lagunari italian në veri të Kosovës.
Këto pamje i ka publikuar në rrjetin social Facebook.
“Lagunari italian, pjesë e Batalionit Rezervë Operacional të dislokuar në veri të Kosovës, si pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kreu me sukses një trajnim specifik më 30 dhjetor”, ka shkruar KFOR-i.
KFOR-i ka thënë se janë të fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit.
“KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij- bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, ka shkruar NATO Kosovo Force-KFOR.