KFOR-i shpreh ngushëllime për familjet e dy qytetarëve që humbën jetën nga vërshimet në Pejë

KFOR-i shkroi që qëndron me njerëzit që po e përjetojnë këtë tragjedi

Foto REL

Misioni i KFOR-it në Kosovë, i ka shprehur ngushëllime familjes Ademaj, dy familjarët e të cilës humbën jetën nga vërshimet në Pejë.

Në një postim në Twitter, KFOR-i shkroi që qëndron me njerëzit që po e përjetojnë këtë tragjedi.

“Komandanti i KFOR-it, në emër të të gjithë personelit të Misionit, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e dy qytetarëve që humbën jetën në përmbytjet e mbrëmshme në Pejë. Mendjet tona janë me njerëzit që po vuajnë nga kjo tragjedi”, thuhet në mesazh.

Ndryshe, një nënë bashkë me fëmijën e saj 5 vjeç, kanë vdekur të shtunën në Pejë, si pasojë e vërshimeve, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, nëna fillimisht është zhdukur, por është gjetur pas kërkimeve të ekipeve policore në lagjen “Asllan qeshme”.

Përveç tyre, në lagjen “Fidanishte”, po ashtu në Pejë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spital.

Kosova është përballur me vërshime në disa qytete edhe në janar të këtij viti.

Atëherë, Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) pati kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mundojë krijimin e një fondi emergjent për komunat, në raste të tilla.

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë shpesh vërshime në Kosovë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika