KFOR: Mandati ynë është të sigurojmë lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt

Të enjten, KFOR-i ka thënë se mandati i tyre është që t'u sigurojnë qytetarëve të Kosovës, lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fenë apo vendin ku jetojnë

Ilustrim, ushtarë të KFOR-it

Të enjten e 1 shtatorit, ashtu siç është paraparë, ka filluar zbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, të mërkurën në pikën kufitare në Bërnjak ka bërë të ditur se është ndërprerë lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje nga autoritetet e Serbisë për shtetasit e Kosovës.

Ndërkaq në lidhje me sigurinë dhe stabilitetin në vend, KFOR-i ka thënë se mandati i tyre sipas rezolutës 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është që t’u sigurojnë qytetarëve të Kosovës, lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fenë apo vendin ku jetojnë.

“Prandaj, ne patrullojmë në të gjitha zonat dhe i qëndrojmë afër komuniteteve në veri të vendit”, ka deklaruar koloneli Maurizio Mele, komandant i Njësisë së Specializuar të KFOR-it.

“Në kryerjen e misionit të saj, NATO bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe akterët e tjerë ndërkombëtarë, sipas situatës për të mbështetur zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme dhe paqësore”, thuhet më tutje.

Ndryshe, marrëveshja e reciprocitetit me Serbinë për dokumentet për hyrje-dalje e 27 gushtit parasheh të mundësohet lëvizja e lirë përmes letërnjoftimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika