KFOR: Nuk ishim në zonën ku u arrestuan tre policët e Kosovës

Pjesëtarë të KFOR-it në Kosovë

KFOR-i nuk ka qenë në zonën ku ka ndodhur siç e kanë cilësuar ata arrestimi i tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës, nga forcat e Serbisë.

Kështu thuhet në një përgjigje të KFOR-it, për RTV Dukagjinin.

Në përgjigjen e tyre thuhet se KFOR-i ka dërguar një ekip në zonë dhe ka vendosur kontakte me përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të autoriteteve serbe.

“Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO nuk ishte në zonë kur tre policë të Policisë së Kosovës u arrestuan dje nga Policia e Serbisë. KFOR-i ka dërguar një ekip në zonë dhe ka vendosur kontakte me përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të autoriteteve serbe. KFOR-i është gjithashtu në kontakt të rregullt me misionin e udhëhequr nga BE-ja për Sundimin e Ligjit, EULEX”, thuhet në përgjigje.

KFOR-i, nuk ka dhënë përgjigje apo ndonjë vlerësim në lidhje se ku u kidnapuan zyrtarët policorë të Kosovës.

Ata kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia t’i ulin tensionet dhe të “përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm”.

Tutje në përgjigje thuhet se KFOR-i është duke e monitoruar situatën dhe se po ashtu është duke vazhduar ta zbatojë mandatin bazuar në Rezolutën 1244.

“KFOR-i po monitoron situatën dhe vazhdon të zbatojë plotësisht mandatin e tij të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. Ai gjithashtu vazhdon të ofrojë kornizën e nevojshme të sigurisë për të çuar përpara dialogun e udhëhequr nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan të enjten lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës të kidnapuar nga forcat serbe. Ky qëndrim u shpreh nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller në konferencën e përditshme për shtyp.

“Ne besojmë se si Kosova dhe Serbia duhet të marrin masa për të çtensionuar situatën dhe kjo përfshin lirimin pa kushte të tre oficerëve të policisë së Kosovës që u ndaluan së fundmi”, ka deklaruar ai.

Miller gjithashtu ka thënë se “të dyja palët duhet të ndjekin planin prej tre pikash që ka paraqitur BE-ja”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika