KFOR: Nuk kemi ndonjë ndryshim në prezencën tonë në veri

KFOR-i në lidhje me situatën e sigurisë në veri ka thënë se nuk ka pasur asnjë ndryshim në patrullimin e tyre dhe se deri më tani nuk ka pasur ndonjë shqetësim, ndërsa për targat është thënë se palët janë duke punuar për një zgjidhje, por ende nuk ka detaje

Ilustrim





Në lidhje me sigurinë dhe stabilitetin në vend, KFOR-i në një përgjigje për RTV Dukagjini ka thënë se deri më tani nuk ka pasur ndonjë shqetësim dhe se prezenca e KFOR-it në veri vazhdon të mbetet e njëjtë duke u bazuar në mandatin dhe misionin e tyre.

“Deri më sot nuk kemi ndonjë fakt që mund të shkaktojë shqetësim dhe nuk ka pasur asnjë ndryshim në qëndrimin e forcës së misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Po ashtu, më tutje thuhet se komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë, të Organizatave të Sigurisë së Kosovës dhe të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Ndërkaq, në lidhje me çështjen e reciprocitetit të targave, KFOR-i ka thënë se ende nuk ka detaje dhe se situata aktuale karakterizohet nga çështje të ndryshme, secila me karakter politik.

“E dimë që të gjitha palët po punojnë fort për zgjidhjen e tyre, por ende nuk kemi detaje”.

Tutje thuhet se KFOR-i kryen misionin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, duke monitoruar nga afër situatën në terren dhe është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes.

“Është thelbësore të shmangen veprimet dhe iniciativat e njëanshme që mund të çojnë në përshkallëzim ose dhunë të panevojshme”.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika