KFOR: Palët të vazhdojnë dialogun me njëra-tjetrën për hir të sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit në rajon

Misioni i KFOR-it është ende aktive me Rezolutën 1244 Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, thuhet në përgjigjen e KFOR-it, për RTV Dukagjinin teksa kanë shtuar se ata në Kosovë janë për garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e vendit

KFOR-i

 





“Është thelbësore që të gjitha palët të vazhdojnë dialogun me njëra-tjetrën për hir të sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për RTV Dukagjini.

Sipas përgjigjes së tyre, thuhet se Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë me të gjitha autoritetet.

Sa i përket sigurisë në Kosovë, ”KFOR-i mbetet vigjilent dhe nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e forcës së tij”.

A është aktiv ende misioni i KFOR-it në bazë Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999?

“Trupat e KFOR-it po monitorojnë situatën në terren dhe vazhdojnë të zbatojnë mandatin e tij në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 për të garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës”, thuhet në përgjigje e KFOR-i.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika