KFOR: Po shqyrtojmë kërkesën e Serbisë për dislokimin e trupave në Kosovë

“Aktualisht jemi duke e shqyrtuar këtë kërkesë", kështu u tha në përgjigjen e KFOR-it dërguar REL-it, duke konfirmuar se ka pranuar kërkesë nga Serbia, lidhur me dislokimin e deri një mijë trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë

Trupat paqeruajtëse të KFOR-it

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka pranuar kërkesë nga Serbia, lidhur me dislokimin e deri një mijë trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.

“Aktualisht jemi duke e shqyrtuar” këtë kërkesë, u tha në përgjigjen e KFOR-it.

“KFOR vazhdon të jetë jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë të përmbushë misionin e tij që derivon nga Kombet e Bashkuara”, shtoi ky mision.

Ndryshe, të premten e 16 dhjetorit, mediumi serb, Danas, ka raportuar se Serbia ia ka dorëzuar kërkesën fizike KFOR-it, për të dërguar deri në një mijë forca të sigurisë në Kosovë.

“Në pikën kufitare në Merdar, të premten e 16 dhjetorit, Serbia i ka dërguar KFOR-it kërkesën fizike për të dërguar deri në një mijë forca të sigurisë në Kosovë”.

Kjo pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas seancës së qeverisë serbe të mbajtur të enjten e 15 dhjetorit, kishte thënë se të enjten do të dërgohet kërkesa elektronike, ndërsa të premten do të dorëzohet kërkesa fizike.

“Në mbledhjen e qeverisë është vendosur që nesër në mëngjes t’i dorëzojmë komandantit të KFOR-it një kërkesë, e cila është në përputhje me Rezolutën 1244, që të kthehet një numër i caktuar i personeli ushtarak dhe policor, i cili numëron nga qindra deri në një mijë në Kosovë”, kishte deklaruar Vuçiq.

Ndryshe, Beogradi zyrtar qysh më 8 dhjetor, paralajmëroi shqyrtimin e vendosjes së forcave të veta në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara.

“Serbia ia dorëzon kërkesën fizike KFOR-it për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë”

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika