KFOR u bën thirrje palëve të mos i rrisin tensionet në veri

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka bërë thirrje të gjitha palëve të mos rrisin tensionet në veri të vendit. KFOR-i është i gatshëm të ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt dhe neutral

Foto nga arkivi, ilustrim

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet “që mund të nxisin tensionet apo të shkaktojnë përshkallëzim”.

KFOR tha se në linjë me mandatin që ka është i gatshëm “të ndërmarrë të gjitha masat për të ofruar një mjedis të sigurt, në një mënyrë neutrale dhe të paanshme”.

Ky mision konfirmoi se mëngjesin e 29 majit ka shtuar praninë në komunat në veri të Kosovës, pas rritjes së tensioneve.

Të hënën, serbët lokalë po protestojnë para ndërtesave komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë, të zgjedhur më 23 prill.

KFOR tha se shtimi i pranisë në veri synon të ofrojë “një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin që derivon nga Rezoluta 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

“Komandanti i KFOR-it [Angelo Michele Ristuccia] vazhdon të jetë në kontakt të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit kryesorë, përfshirë edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe organizatave të sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të forcave të armatosura serbe, por edhe me misionin e BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë [EULEX] dhe përfaqësuesit e tjerë të komunitetit ndërkombëtar”, tha misioni i KFOR-it.

KFOR tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, është rruga e vetme për t’i ulur tensionet dhe për të siguruar paqe dhe normalizim të raporteve.

Policia e Kosovës ka thënë se protestat në veri po vazhdojnë, teksa përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – kanë paraqitur dy kërkesa për largimin e protestuesve.

Nga kjo parti kanë kërkuar largimin e kryetarëve të rinj shqiptarë dhe të njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Tensionet në veri janë rritur që nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e rinj që të hynin në ndërtesat komunale.

Bashkësia ndërkombëtare e cilësoi këtë veprim si “hyrje me forcë” në ndërtesat e komunave, dhe kërkoi nga Kosova që të mos ndërmarrë “hapa të njëanshme dhe destabilizues”.

Prishtina ka mbrojtur vendimin e saj, duke thënë se ishte legjitim.

Kryetarët e rinj shqiptarë u zgjodhën më 23 maj, pasi krerët e mëhershëm komunalë nga radhët e Listës Serbe dhanë dorëheqje nëntorin e vitit të kaluar.

Kjo parti i braktisi të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe.

Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika