KGJK e KPK ende pa vendim për gjyqtarët e prokurorët e dorëhequr

Dorëheqjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, vazhdojnë të jenë në sirtarët e Këshillit Gjyqësor e atij Prokurorial. As pas 3 muajve, ata nuk u kanë dhënë ndonjë përgjigje nëse janë pranuar apo refuzuar dorëheqja e tyre. Njohësit e sistemit të drejtësisë, kërkojnë reagimin e  ndërkombëtarëve për zgjidhjen e kësaj çështjeje

As pas 3 muajve Këshilli Gjyqësor e ai Prokurorial i Kosovës, nuk kanë ndërmarrë ndonjë vendim për dorëheqjen e gjyqtarëve e prokuroreve serb në veri.

Në shenjë pakënaqësie, ndaj vendimeve të qeverisë së Kosovës, nëntorin e vitiz të kaluar rreth 20 gjyqtarë e 10 prokurorë nga radhët e komunitetit serb dorëzusn dorëheqjet e tyre në Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial.

Nga KPK-ja, nuk kanë ndryshuar përgjigjen, e thënë që nga viti i kaluar, duke mos treguar se kur pritet të përfundojë shqyrtimi i dorëheqjeve të prokurorëve.

Në përgjigje thuhet se pas dorëheqjeve, kërkohet një analizë dhe vlerësim i gjendjes, dhe  për këtë është marr vendim për transferimin e 3 prokurorëve ne Mitrovicë.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, pas takimit të mbajtur më datën 8 nëntor 2022, në të cilin ka diskutuar për situatën e krijuar në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, pas dorëheqjes së prokurorëve dhe stafit administrativ serb, ka konstatuar se paraprakisht nevojitet një analizë dhe vlerësim i gjendjes së krijuar dhe me këtë rast ka marrë vendim që të dërgojë tre (3) prokurorë në transferim të përkohshëm për të ndihmuar në mirëfunksionimin e punës në këtë prokurori të vendit.”, thuhet nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, nuk janë përgjigjur gjatë së mërkurës, në lidhje me shqyrtimin e dorëheqjeve të gjyqtarëve serb.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, më herët kishte deklaruar se gjatë muajit shkurt, do të ketë një shqyrtim rreth aprovimin ose jo të dorëheqjeve të gjyqtarëve e puntorëve të tjerë në Gjykatat në veri.

“Gjatë muajit shkurt do të trajtohen sepse janari është muaj i intervistave për gjyqtar në KGJK”, ka thënë Zogaj.

Ai kishte treguar se gjyqtarët që kanë shkelur etikën, do vihen para përgjegjësisë.

Politike situatën e krijuar me sistemin e drejtësisë në veri, e konsideron avokati Yll Zekaj, për çka thotë se kërkohet presion në drejtim të Serbisë, që të heq dorë nga ndikimi në institucionet e drejtësisë në veri.

“Besoj që duhet një intervenim i faktorit ndërkombëtar, një presion i faktorit ndërkombëtar, i shtetit të QUINT-it, ndaj shtetit të Serbisë, që të mos interferoi gjyqësorin, të lejojë që gjyqtarët dhe prokurorët të kthehen në pozitat e tyre, dhe pastaj të kemi normalizim të situatës, deri atëherë do të kemi një gjendje të tillë.”, ka thënë Zekaj.

Pas dorëheqjes së prokurorëve e gjyqtarëve serb në veri, puna e institucioneve të drejtësisë është vështirësuar, për çka së së fundmi, me vendim të KGJK-së janë transferuar më shumë se 80 lëndë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës në gjykata të tjera.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika