Valdete Daka është emëruar kryesuese e Panelit për Lirim me Kusht nga një votim unanim nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor i Kosovës. Krahas kësaj, të njëjtit kanë votuar edhe gjyqtarin, Afrim Shala në pozitën e anëtarit rezervë dhe zëvendëskryesuesit.
Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, ka thënë se mandati i tyre do të jetë dy vjet dhe se i njëjti do të fillojë nga data 26 tetor e këtij viti.
Mbledhja ka vazhduar me autorizimin e Kryesuesit të Këshillit për nënshkrimin e kontratës për zhvillimin e platformës elektronike për gjyqtarë “E-file” në mes të programit të Komisionit Evropian “Eukojust: dhe KGJK-së për zhvillimin e një programi për dosje elektronike për gjyqtarë.
Krahas kësaj, anëtarët e Këshillit kanë autorizuar drejtorin e përgjithshëm të Sekretariatit të KGJK-së për nënshkrimin e marrëveshjes së nivelit të shërbimit në mes të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (ASHI) dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës për disa shërbime për qytetarët përmes platformës “E-Kosova”.
Sipas Drejtorit të Sekretariatit, Shkëlzen Maliqi, mendohet se platforma “E-Kosova” të jetë një platformë përmes së cilës realizohen certifikata e të kaluarës penale dhe pagesat.
Anëtarët e Komisioneve për rekrutimin e administratorëve të Gjykatës Komerciale dhe Gjykatës Themelore në Prizren ishin ata të cilët u votuan përgjatë kësaj mledhjeje.
Për komisionin e Gjykatës Komerciale si kryetar i komisionit u përzgjodh Nikola Kabasic ndërsa anëtarë u zgjodhën Fidan Hoxha, Arjeta Sadiku, Mahir Tutuli, Shkëlzen Maliqi. Si anëtar rezervë u zgjodhën Ardijana Miletic dhe Astrit Hoti.
Për Komisionin e Gjykatës Themelore në Prizren u votua Ardijana Miletic, Vilard Bytyqi, Fahret Veliu, Shpresa Emra, Shkëlzen Maliqi, Arjeta Sadiku dhe Astrit Hoti si anëtar rezervë.