KGJK-ja kërkon nga Avokati i Popullit ta çojë në Kushtetuese Ligjin për pagat

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka kërkuar nga Avokati i Popullit që ta çojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për pagat

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), të mërkurën e 15 shkurtit ka dorëzuar kërkesën tek Institucioni i Avokatit të Popullit për inicimin e procedurës në Gjykatë Kushtetuese për kontrollin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.

Këshilli konsideron se Ligji për Pagat në Sektorin Publik është në kundërshtim me Kushtetutën, me Ligjin Nr. 06/L-054 për Gjykatat, rekomandimet e Këshillit të Evropës mbi pavarësinë e gjyqësorit, Opinionin e Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Evropian dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese KO 203/19.

“Prandaj, Këshilli kërkoi nga Avokati i Popullit që në kuadër të kompetencave të veta kushtetuese dhe ligjore të ndërmarrë veprime të nevojshme për adresimin e kësaj kërkese në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e KGJK-së.

Kuvendi i Kosovës në seancën e 22 dhjetorit ka miratuar Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Për këtë projektligj votuan, gjithsej, 64 deputetë, ku prej tyre 63 pro dhe një abstenim.

Opozita pati mjaft kritika për këtë projektligj.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, gjatë shqyrtimit të Projektligjit për pagat, ka thënë se janë shpërfillur kërkesat e sindikatave të punëtorëve që marrin pagë nga buxheti i Kosovës.

Ndërkaq, shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se janë disa çështje problematike që dëmtojnë Ligjin për pagat, dhe një nga to lidhet me gjyqësorin.

Ndërsa, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Ligji për pagat nuk e adreson në tërësi çështjen e rritjes së inflacionit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika