KGjK me vendim: Reduktohet puna në Pallatin e Drejtësisë

Nga nesër në Pallatin e Drejtësisë do të reduktohet puna, si shkak i temperaturave të larta e mosfunksionalizimit të klimave. Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka autorizuar kryetarët e Gjykatave që punojnë në këtë objekt, që të bëjnë vlerësimin e gjendjes, dhe në ato hapsira që temperaturat janë të larta të mos punohet. Edhe pas këtyre masave e letrës së dërguar nga KGJK-ja, ende nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet

Nga rreth 100 seanca gjyqësorë që mbahen cdo ditë në objektin e Pallatit të Drejtësisë, nga e mërkura ky numër mund të zvoglohet.

Kjo për shkak të mosfunksionimit të klimave në këtë objekt, e vendimit të fundit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Pas letrës publike, që ky Këshill i ka dërguar institucioneve, kanë zhvilluar edhe një takim me kryetarët e Gjykatave që punojnë në këtë objekt, ku edhe kanë marrë vendim që të reduktohet puna në këtë objekt.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka thënë gjendja në Pallatin e Drejtësisë është e rënduar, dhe se ka raste kur edhe janë alivanosur palët gjatë seancave gjyqësore.

Albina Shabani Rama, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë ka thënë se “Dmth është rrit numri i personave që ju ka përkeqësuar shëndeti dhe sidomos ne kemi një numër të puntorëve dhe gjyqtarëve që kanë sëmundje kronike, dhe atyre ka filluar të ju vështirësohet gjendja shëndetësore, për shkak të situatës së krijuar“.

E Albert Zogaj, kryesues i KGJK-së, ka thënë se kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër, dhe se nga e mërkura, do të autorizojnë kryetarët e Gjykatave që të vendosin se në cilat salla e zyre do mund të zhvillohet puna.

Sipas tij, kufizimi i punës në këtë objekt, do të ndikojë negativisht në performancën e gjyqësorit.

Albert Zogaj, ryesues i KGJK-së ka thënë se “Çdo dështim gjykimi, çdo dështim në dhënien e shërbimeve, ndikon direkt në koston e përballimit të shpenzimeve të qytetarëve, ndikon direkt në ngarkesën e gjykatave dhe ndikon direkt në performancën e sistemit gjyqësor”.

Që është e vështirë të punohet në temperaturat të larta, e thonë edhe nga sindikata e puntorëve të Gjykatës Themelore, të cilët thonë se në mesin e shumë problemeve që ka në këtë objekt, kryesori është mos funksionalizimi i klimave.

Naim Rrustemi, kryetari i Shoqatës Sindikale të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka thënë se “Prandaj imediate në këtë kohë është mungesa e klimatizimit, në këto temperatura është shumë vështirë të punohet, edhe pse gjykata është duke punuar edhe duke i kryer e mbajrt seancat prap kemi shumë probleme në mbarvajtjen e tyre”.

Seancat gjyqësore në këtë pallat ishin shtyre edhe gjatë dimrit, si shkak i temperaturave të ulta, e mosfunksionimit të klimave.

Në lidhje me këtë cështje dhe nëse do të ketë intervenim në këtë objekt, nuk kanë kthyer përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, e cila edhe e ka në menaxhim këtë objekt.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika