“Khattabi” sqaron për herë të parë raportin me Arbenita Ismajlin

Reperi i njohur, Fero nuk ka të ndalur me veprimet e tij, pas njoftimit të tij se ka ndryshuar emrin, ai ka sqaruar edhe marrëdhënien e tij me modelen e njohur, Arbenita Ismajli

Fero-Arbenita

Reperi i njohur, Fero nuk ka të ndalur me veprimet e tij.

Disa javë më parë njoftoi se po largohej nga muzika dhe se po përkushtohej ndaj fesë islame.

Pas kësaj ngjarjeje, ai vazhdoi ta fuqizojë vëmendjen e publikut, duke ndryshuar edhe emrin e tij që njihej si “Fero” apo nga Feronit në “Khattabi”.

Fluksi i lajmeve nga “Khattabi” vazhdon edhe me publikimin nga jeta personale, sidomos ajo më e përfolura, marrëdhënia e tij me modelen e njohur, Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë.

Raporti i tij me ish-gruan e tij Arbenita Ismajli po vazhdon të diskutohet.

“Khattab” ka vendosur që edhe këtë raport ta ndajë me ndjekësit e tij, duke thënë se ai tashmë nuk ka asnjë lidhje me modelen dhe se ka jetën e vet.

Ai tha se kanë respekt të ndërsjellët pasi edhe janë prindër të një vajze.

“Jam mysliman tani dhe nuk kam lidhje me atë çfarë bën ish-gruaja ime. Secili e kemi jetën me respekt për njeri-tjetrin sepse kemi një vajzë, por sot jam mysliman dhe nuk kam lidhje me të. Ajo zgjodhi jetën e saj”, ka shkruar Fero në postim.

Storja e tij në Instagram

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika