Kica-Xhelili kritikon Kurtin për Vettingun: Ose nuk e ke kuptuar kurrë çka është, ose nuk ke dashur ta bësh kurrë

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me formimin e procesit të Vettingut në drejtësi

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me formimin e procesit të Vettingut në drejtësi.

Ajo, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se Kurti e ka dëmtuar procesin e Vettingut dhe se nuk ka njohuri rreth tij.

“Kryeministër, ta lexova statusin. Seriozisht qenke dorëzuar! Nëse këtë proces e quan Vetting të shumëpritur, atëherë ose nuk e paske kuptuar kurrë çka është, ose nuk ke dashur ta bësh kurrë. Ky proces, i amputuar e i shkatërruar me fajin tuaj, nuk është as afër Vettingut të shumëpritur. Është turp dhe manipulim madje ta quash Vetting”.

“Mjaft me propagandë, e fillo tregoji arsyet e vërteta pse ai Vettingu i shumëpritur u shkatërrua në kohën tënde. Ndërsa, në qoftë se do të t’i numëroj dështimet dhe kapjen në drejtësi, të sfidoj të ballafaqohemi ku të duash e kur të duash”, ka thënë Kica-Xhelili.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika