Doarsa Kica – Xhelili, nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka deklaruar të martën se partia e saj nuk ndryshon qëndrimet sikurse Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
Kica – Xhelili, u pyet për ftesën e Lëvizjes Vetëvendosje, për takim dhe mundësinë e bashkëpunimit në qeverisje. Ajo ka theksuar se LDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrimet që ka pasur para zgjedhjeve.
Ajo ka shtuar se, ndryshe nga LVV, që ka krijuar një hendek të madh me LDK-në dhe ka pasur ndryshime të qëndrimeve pas zgjedhjeve, LDK-ja ka mbajtur një linjë të qartë dhe të qëndrueshme.
“Për LDK-në, qëndrimet para zgjedhjeve ishin të qarta dhe janë të vazhdueshme. LDK-ja e ka shfaqur qëndrimin e saj dhe është e angazhuar të qëndrojë besnike ndaj parimeve të saj”, ka deklaruar Kica- Xhelili, duke shtuar se ndryshimet e qëndrimeve nga partia në pushtet janë të dukshme, por kjo nuk vlen për LDK-në.
Kica – Xhelili gjithashtu ka njoftuar se LDK-ja sot nuk do të mbajnë një mbledhje lidhur me ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.