Kica-Xhelili për Haxhiun: S’ka të drejtë ta komentojë përmbajtjen e vendimeve të Kushtetueses

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili për ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thëne ajo nuk ka të drejtë ta komentojë përmbajtjen e vendimeve të Kushtetuesës

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se ajo nuk ka të drejtë ta komentojë përmbajtjen e vendimeve gjyqësore, e aq më pak, sipas saj, të Gjykatës Kushtetuese kur i rrëzon vendimet e Haxhiut.

Kica – Xhelili ka thënë se as Gjykata Kushtetuese e as demokracia në Kosovë, nuk janë krijuar falë ministres Haxhiu.

“Por, ajo është ministre e kësaj demokracie parlamentare dhe duhet OSE ta respektojë këtë demokraci, ose të zhvendoset në një shtet autokratik që përkon me ideologjinë e saj. Dhe kur ia kujtoni gjithë këto, ia kujtoni që është Rekomandim i Këshillit të Evropës që kjo ministre NUK GUXON të flasë si flet e të veprojë si vepron”, ka thënë Kica – Xheli.

Tutje, Kica – Xhelili ka shtuar se “i gjithë ky (ri)kujtim karshi saj do të jetë potencialisht i kotë”.

“Kam provuar. Ia kam thënë të gjitha. Privatisht e publikisht. Sa herë kam bërë thirrje në këto rekomandime, këto standarde e këto shtylla demokratike, ajo i ka kthyer në personale. Ajo, ose ata që i shërbejnë asaj. Kaq pres nga ajo. Kaq pres nga ata”, ka thënë tutje deputetja e LDK-së.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, ndërsa reagimi i Haxhiut ishte se Gjykata Kushtetuese është duke e sulmuar Kosovën.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika