Kica-Xhelili për rastin Dehari: Ku janë mostrat? Kush e ka ndërmend të japë përgjegjësi pa cinizëm përçarës politik?

“Ku janë mostrat? Ku janë incizimet? Kush e ka ndërmend të japë përgjegjësi pa cinizëm përçarës politik?”, janë këto tri pyetje të ngritura për rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, nga deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, pas deklaratave të deputetit të LVV-së, Haki Abazi

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka pyetur Qeverinë e Kosovës se kush duhet të japë përgjegjësi për rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit. Një reagim i tillë erdhi pas deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

Abazi ka akuzuar partinë e tij, duke thënë se ekzistojnë video-incizime që shihet kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Dehari. Ai ka theksuar se Prokuroria Speciale duhet të marrë në pyetje kryeministrin Albin Kurti, Dejona Mihali, Albulena Haxhiun, Nazlie Balajn dhe Flutura Goga-Bajrami për rastin. E për gjithë këto pretendime, Abazi do të intervistohet nga Prokuroria Speciale.

Kica-Xhelili përmes një postimi në Facebook ka shkruar se mostrat e Deharit “nuk janë vetëm dëshmi, por janë zëri i për të vërtetën”.

Ndërsa, ka theksuar se Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë nuk duhet falur sekondat që kalojnë pa të vërtetën rreth kësaj çështjeje.

“Qeverisë e sidomos Ministrisë së Drejtësisë nuk mund t’i falet ASNJË sekondë më tepër për çdo ditë që kalon pa këtë të VËRTETË! Njësoj vlen për Institutin e Mjekësisë Ligjore e Prokurorinë. KU janë mostrat? KU janë incizimet? KUSH e ka ndërmend të japë përgjegjësi në këtë vend pa cinizëm përçarës politik?”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas Kica-Xhelilit, mungesa e transparencës dhe gjuha përçarëse po e lëndojnë demokracinë në vend.

“Demokracitë nuk vdesin gjithmonë në errësirë. Ato vdesin me dritat e ndezura, nga njerëz të zgjedhur me mjete demokratike.” – thuhet në librin “Si vdesin demokracitë”, nga dy shkencëtarë politikë të Universitetit të Harvardit. Kjo mungesë e transparencës; kjo gjuhë përçarëse e kjo mungesë absolute e dhënies së llogarisë po na lëndon demokracinë, hapur e me të gjitha dritat ndezur”, ka shkruar Kica-Xhelili.

Abazi për rastin Dehari: Ekzistojnë video që tregojnë se kush i ka zhdukur mostrat

Abazi: Çadra e Gadafit ka shkatërruar parti politike, është instrumenti që votoi marrëveshjet e dëmshme për Kosovën

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika