Kica-Xhelili: RTK dëshmoi sërish që ka zero rezistencë politike

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar VV-në për ndikime politike në RTK

Doarsa-Xhelili-Kica

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar VV-në për ndikime politike në RTK.

Duke i komentuar emërimet në pozita të larta në RTK, ajo ka bërë me dije se televizioni publik sërish ka dëshmuar se nuk mund t’i rezistojë politikës.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka kritikuar Bordin e RTK-së, duke thënë se nuk po vepron në mënyrë të pavarur.

“PAVARËSISHT që i gjithë qëllimi i buxhetit të RTK është depolitizimi, që s’ka si bëhet përveç pavarësisë financiare. Pra, RTK, dëshmoi SËRISH që ka zero rezistencë politike. Asgjë e re.”, ka theksuar ndër të tjera Kica-Xhelili.
“Por, pse është kaq zhgënjyese, nëse nuk është e re? Sepse ASNJË bord nuk e kishte legjitmitetin politik të të gjitha partive politike në Kuvend, sikurse ky. Sot, secili anëtar i atij bordi që qëndron pasiv, i heshtur e aprovues karshi këtyre fenomeneve, dëshmon që nuk është as afërsisht rezistent sikurse ishim ne në kohën kur i zgjodhëm – kur përkundër tendencave për presione, vendosëm kauzën e meritokracisë, pavarësisë dhe barazisë gjinore para së gjithash. I bartëm sharjet. I bartëm hidhërimet e linçimet e përkrahësve tonë në emër të kësaj. Lehtë nuk ishte kurrë, por ishte e domosdoshme. Është kot të flasim për zhgënjim. Tanimë nuk jam e sigurt a është më zhgënjyese që nuk e paskan merituar besimin që ia dhamë apo që besuam naivisht në idenë që kemi njerëz rezistent që e kuptojnë domosdoshmërinë e përmbylljes së një cikli të plotë pavarësues e avancues të institucioneve të rëndësishme”, ka thënë Kica-Xhelili.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika