Doarsa Kica-Xhelili cila është largaur nga partia Guxo për në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku ky aderim është zyrtarizuar të enjten.
Ajo ka thënë se tashmë dy kryetarët e partisë Guxo Donika Gërvalla dhe Faton Peci kanë qenë të inofmuar për largimin e saj muaj me parë.
“Njoftimin për tërheqjen, para se të ndodhë kjo që ka ndodhur këto ditë, Donika Gërvalla dhe Faton Peci e dinin se nuk do të merresha më me Guxo, një muaj apo dy muaj para dorëheqjes reale, më 5 gusht ua dorëzova edhe dorëheqjen zyrtare me shkrim”, ka thën Kica-Xhelili.
Ajo ka treguar pse nuk është deklaruar më herët pas raportimve për dorëheqjen e saj.
“Sapo shkova për pushime, doli në media se jam larguar nga Guxo. Nuk jam përgjigjur sepse për mua korrektësia është shumë e rëndësishme, një copë rrugëtim e kam bërë bashkë me Guxo. Rrjedhimisht, ajo çfarë kam thënë është se do të pres derisa të përmbyllen të gjitha procedurat e kuvendeve zgjedhore. Kjo ishte edhe ajo që ua premtova se do ta bëj”
Ajo gjithashtu tregoi arsyen pse ishte bërë pjesë e listës Guxo dhe gjithashtu dhe largimin nga aty për në Lidhjen Deokratike të Kosovës, ku kjo e fundit sipas saj ka pësuar reforma.
”Guxo për mua rrugës nuk ishte më platforma që unë mund ta shihja vlerën e shtuar në kuptim të vizionit. Unë sot jam në LDK është sepse LDK-ja ka pësuar reforma”, theksoi Kica-Xhelili… Në listën Guxo hyra për reformën në drejtësi. Këtë e kam thënë gati në çdo takim. Asgjë s’ka ndryshuar. Ende jam për vetting, ende jam për byro” ka thënë Deputja më e re e LDK-së për Klan Kosova.