“KiE dhe masat ndaj Kosovës”, Rohde: Së shpejti do kemi zhbllokim të situatës

“Patëm një takim miqësor dhe të mirë për çështjet aktuale, Këshillin e Evropës, heqjen e masave dhe kam treguar pozicionin e Gjermanisë si partner i ngushtë i Kosovës në Evropë dhe së shpejti do të kemi vendime të cilat e zhbllokojnë situatën”, ka deklaruar Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se në takimin me Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë kanë diskutuar për heqjen e masave eventuale të BE-së ndaj Kosovës dhe për zhvillimet rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Pas përfundimit të këtij takimi në deklarimin e tij, Rohde ka lënë të kuptohet se së shpejti do të merren vendime, siç tha ai “për ta zhbllokuar situatën”.

“Patëm një takim miqësor dhe të mirë për çështjet aktuale, Këshillin e Evropës, heqjen e masave dhe kam treguar pozicionin e Gjermanisë si partner i ngushtë i Kosovës në Evropë dhe së shpejti do të kemi vendime të cilat e zhbllokojnë situatën”, ka deklaruar Rohde.

Edhe kryetarja e komisionit, Arbreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë se tema fokus e këtij takimi ka qenë çështja e largimit të masave ndaj Kosovës.

“Kemi diskutuar në veçanti për çështjen e largimit të masave. Ky takim ka ardhur si nismë disa takimeve te tjera që do ti kemi me ambasadorë për t’iu bashkuar thirrjes për heqjen e masave”.

E pyetur nëse ambasadori gjerman ua konfirmoi se Borrell javën e ardhshme do ta dorëzojë te shtetet anëtare raportin për çështjen e masave, Kryeziu tha se mund të ketë lëvizje.

Ajo ka paralajmëruar takime të tilla edhe me ambasadorë të shteteve tjera të QUINT-it.

Më herët u raportua se gjatë javës së ardhshme pritet që shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, të dorëzojë raportin lidhur me mundësinë e heqjes së masave ndaj Kosovës.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika