Kievi dhe Moska akuzojnë njëra-tjetrën për sulmin në burgun Olenivka

Vazhdojnë sulmet në Ukrainën lindore, këtë herë sulmohet burgu Olenivka. Ndërsa Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për granatimet të cilat kanë lënë të vdekur së paku 40 robër ukrainas dhe 84 të tjerë të plagosur

Ilustrim

Është sulmuar një burg në Ukrainën lindore e cila kontrollohet nga separatistët, ndërsa Rusia dhe Ukraina po akuzojnë njëra-tjetrën për bombardimin e këtij burgu.

Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se forcat ukrainase “qëlluan në burgun ku mbahen anëtarët e batalionit Azov, duke përdorur predha amerikane nga sistemi HIMARS”.

Si pasojë sulmit në burgun Olenivka të paktën 40 robër ukrainas janë vrarë dhe 84 të tjerë janë plagosur, por sipas autoriteteve pro-ruse në rajonin Donetsk kanë mbetur të vdekur 53 persona.

Ushtria ukrainase ka thënë se “nuk kryen kurrë” sulmet ndaj infrastrukturës civile ose robërve të luftës.

Dhjetëra ushtarë ukrainas janë dërguar në burgje në zonat e kontrolluara nga Rusia si rajoni Donetsk, një zonë e shkëputur në Ukrainën lindore e cila drejtohet nga autoritetet separatiste të mbështetura nga Rusia, raporton euronews.

Ndërsa duke folur për bombardimin e burgut, Ministria ruse e Mbrojtjes ka shtuar se: “Ky provokim i egër synon të trembë ushtarët ukrainas dhe t’i shkëpusë ata të dorëzohen”.

Ukraina ka mohuar që mund të ketë shënjestruar infrastrukturën civile ose të burgosurit e luftës, duke theksuar se ushtria e saj “i përmbahet plotësisht parimeve dhe standardeve të së drejtës ndërkombëtare humanitare”.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka akuzuar ushtrinë ruse se qëndron pas këtij “bombardimi artilerie në shënjestër”, me qëllim që të pretendonte se Ukraina kishte “kryer krime lufte dhe të mbulonte torturat e të burgosurve dhe ekzekutimet që ata kryenin atje”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika