Kievi ende pa rrymë pas sulmeve ajrore ruse

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, ka mbetur pa rrymë pas sulmeve ajrore të Rusisë

Foto: Evgeniy Maloletka, AP





Pas sulmeve ajrore ruse që goditën Ukrainën, në shumicën e qyteteve të vendit është rikthyer energjia elektrike, përveç në kryeqytet.

Kievi mbetet ende me furnizim të kufizuar të energjisë, pas sulmeve ruse të 23 nëntorit.

Kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, tha vonë më 24 nëntor se 60 për qind e qytetit ende nuk ka energji elektrike, raporton REL.

Ai shtoi se prioritet mbetet edhe furnizimi me ujë dhe transporti publik.

Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në muajin e dhjetë, po vazhdojnë sulmet e intensifikuara ruse me raketa ndaj infrastrukturës civile.

Rusia ka goditur rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore qe disa javë rresht.

Në fillim të nëntorit, Moska ka tërhequr trupat e saj nga qyteti jugor Herson – një nga sukseset më të mëdha të Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus.

Në të kaluarën, kur Rusia ka pësuar humbje në terren, ajo ka sulmuar përmes ajrit.

Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika