Kievi merr një sistem të ri të mbrojtjes ajrore

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka njoftuar se në Kiev ka arritur një sistem i ri për mbrojtje ajrore dhe i njëjti është shprehur optimist se nuk do të ketë përsëritje të sulmeve të fundit ajrore ruse

Kryeqyteti ukrainas, Kiev





I pari i Kievit, Vitali Klitschko, ka njoftuar se pajisje të reja të mbrojtjes ajrore kanë arritur në Kiev dhe ka është shprehur optimist se këto pajisje do të ndihmonin në mbrojtjen e infrastrukturës energjetike pas sulmeve ajrore ruse.

“Ushtria më ka siguruar (gjatë një takimi të fundit) se pajisjet e reja të mbrojtjes ajrore kanë mbërritur në kryeqytet dhe qielli ynë do të jetë më i sigurt”, ka thënë Klitschko.

I pari i Kievit ka thënë se shpreson që nuk do të ketë më sulme dhe provokime me drone dhe raketa kamikaze.

Të premten e 28 tetorit, Vitali Klitschko ka shtuar se rrjeti elektrik i kryeqytetit ukrainas po funksiononte në “modalitet emergjence”, me furnizimin me energji elektrike deri në 50 për qind në krahasim me nivelet e paraluftës, raporton euronews.

Institucionet ukrainase kanë treguar se gjatë ditëve në vijim Kievi dhe rrethinat përreth do të kenë ndërprerje të vazhdueshme në ditët në vijim.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika