Kievi sulmon një kantier detar në Krime dhe dëmton një anije ruse

Ushtria ruse ka njoftuar se Ukraina ka sulmuar një kantier detar në Krime me raketa duke rezultuar në dëmtimin e një anije ruse. Ministria ruse e Mbrojtjes bëri këtë njoftim të shtunën vonë, duke përmendur se forcat ukrainase kishin hedhur 15 raketa në drejtim të kantierit Zaliv në Kerch

Ushtria ruse ka njoftuar se Ukraina kishte sulmuar me raketa një kantier detar në Krime, e për pasojë ishte dëmtuar një anije ruse.

Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur të shtunën vonë në mbrëmje, se forcat ukrainase kishin hedhur 15 raketa në drejtim të kantierit Zaliv në Kerch dhe se sistemet e mbrojtjes ajrore, kishin rrëzuar vetëm 13 prej tyre.

Moska nuk dha detaje mbi anijen apo shkallën e dëmtimit të kantierit.

Në një deklaratë të komandantit të forcave ajrore ukrainase Mykola Oleshchuk, thuhej se në kohën e sulmit, të kryer nga aviacioni taktik ukrainas, në kantier ndodhej “një nga anijet më moderne të flotës ruse në Detin e Zi”. Megjithatë, ai nuk tha detaje nëse ishte dëmtuar pikërisht kjo anije.

Gadishulli i Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në mënyrë të paligjshme në vitin 2014, ka qenë objektiv i shpeshtë i sulmeve, që kur Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një sulm në shkallë të Ukrainës 20 muaj më parë. Krimea po shërben si qendër kryesore që mbështet agresionin rus, shkruan VOA.

Muajt e fundit Ukraina ka goditur gjithnjë e më shumë objektiva detare në gadishullin e Krimesë. Në shtator, një sulm me raketa ukrainase në një kantier detar strategjik në qytetin port të Sevastopolit dëmtoi dy anije ruse dhe plagosi 24 persona. Më vonë, po të njëjtin muaj, u godit selia qëndrore e marinës ruse po në Sevastopol.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika