Kievi zmbraps një tjetër valë të sulmeve ajrore ruse

Kievi është sulmuar përsëri me një valë sulmesh ajrore nga forcat ruse, vetëm një ditë pas sulmit më të madh me dronë që ka pasur ndaj kryeqytetit që nga fillimi i luftës

Fotografi ilustruese

Kievi zmbrapsi një tjetër valë sulmesh ajrore nga forcat ruse gjatë natës, thanë zyrtarët ukrainas më 29 maj, një ditë pasi kryeqyteti i Ukrainës u vu nën atë që autoritetet e përshkruan si sulmi më i madh me dronë ndaj Kievit që nga fillimi i luftës.

“Kanë kaluar vetëm 18 orë nga sulmi më i madh me [dronë] në Kiev dhe armiku e sulmoi përsëri kryeqytetin”, tha administrata ushtarake e qytetit, duke shtuar se ky ishte sulmi i 15-të ajror ndaj Kievit që nga fillimi i majit.

Sipas autoriteteve të Kievit, sistemet mbrojtëse të Ukrainës rrëzuan 37 raketa dhe 29 dronë gjatë natës.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se ishte “një tjetër natë e vështirë” për qytetin, por ai tha se nuk u raportua për viktima apo dëme të mëdha nga sulmet e fundit ajrore.

“Falë profesionalizmit të mbrojtësve tanë, si rezultat i sulmit ajror nga barbarët në Kiev, nuk ka pasur dëme apo shkatërrime në infrastrukturë dhe objekte të tjera apo në ndërtesa të banimit”, ka shkruar Klitschko në Telegram. “Nuk ka të lënduar apo të vdekur”.

Të paktën dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën shkaku i sulmit të një dite më parë në Kiev. Ai sulm kishte sjellë dëme edhe në disa ndërtesa, raporton REL.

Sulmet erdhën të dielën e fundit të majit, kur kryeqyteti ukrainas e festonte Ditën e Kievit, përvjetorin e themelimit zyrtar të qytetit, 1541 vjet më parë.

Rusia i ka intensifikuar sulmet me raketa dhe dronë në Ukrainë pas një periudhe prej gati dy muajsh më të qeta, duke sulmuar objektet dhe furnizimet ushtarake disa herë në javë.

E përforcuar nga pajisjet e sofistikuara të furnizuara nga perëndimi, mbrojtja ajrore e Ukrainës ka arritur t’i pengojë sulmet ajrore ruse.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika