Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un është zotuar t’i forcojë operacionet bërthamore të vendit të tij.
Pas testeve të tjera raketore këtë javë, Kim tha se nuk ka nevojë të ketë dialog me kundërshtarët e Koresë së Veriut.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA, një raketë balistike me rreze të mesme veprimi (IRBM), e dërguar mbi Japoni të martën, ishte një raketë e sapozhvilluar që synonte të jepte një paralajmërim më të fortë dhe më të qartë për armiqtë e Koresë së Veriut.
Në raport thuhet se gjatë dy javëve të fundit, Kim ka mbikëqyrur dhe udhëhequr trajnimin e njësisë së operacioneve bërthamore taktike të vendit.
Përveç lëshimit të raketës të martën, ushtria e Koresë së Jugut tha se një palë raketa balistike me rreze të shkurtër u zbuluan gjatë natës të shtunën, duke fluturuar drejt ujërave të saj lindore.