Kim Kardashian bashkëpunon me Dolce & Gabbana për koleksionin ‘Ciao, Kim’

Edhe një herë, të gjithë sytë ishin te ylli i realitetit, elita e modës u mblodh në Milano javën e kaluar teksa Dolce&Gabbana prezantoi koleksionin e saj Pranverë- Verë 2023, i cili u krijua në bashkëpunim me Kardashian

Kim Kardashian,





Të titulluar ‘Ciao Kim’, Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana rishikuan arkivat ikonike të shtëpisë së modës si frymëzim për koleksionin që përmbante pallto me lesh artificial, kostume trupore tërësisht të zeza dhe një mori pamjesh të tjera të frymëzuara nga vitet ’90.

Koleksioni “Ciao, Kim”, Dolce&Gabbana SS23

Në një paraqitje befasuese, Kim u shfaq me një fustan pa mëngë, të mbuluar me kristale të zeza Swarovski në dimensione të ndryshme për të arritur një strukturë tredimensionale, dhe flokët e saj bionde platin të modeluar në një stil të lartë, raporton People.

Kim Kardashian

Koleksioni ishte kryesisht i zi, i bardhë dhe argjendi – me shumë zbukurime dantelle, kristali dhe leopardi. Ndërsa modelet shfaqnin veshjet, në sfond luhej një video e Kim duke ngrënë pasta.

Veshje nga koleksioni “Ciao, Kim”

Duket se marka dhe familja Kardashian/Jenners kanë një marrëdhënie të shkëlqyer.

Motra e Kim, Kourtney dhe burri i saj i ri Travis Barker u martuan të veshur me Dolce & Gabbana , në një vilë në pronësi të markës në qytetin bregdetar Portofino në L’Olivetta të Italisë.

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker në Dolce&Gabbana





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika