Të gjithë e dim se Kim Kardashian u përpoq të thyente internetin me kopertinën e saj të revistës “PAPER”. Tashmë ajo po e bëri përsëri këtë, vetëm këtë herë ajo është pothuajse e zhveshur.
Ajo theksoi tiparet e saj të mrekullueshme me një prekje dramatike të rimelit dhe një buzëkuq ngjyrë krem, ndërkohë që i kishte stiluar flokët e saj bionde në stilin gërsheta të gjata deri në dysheme.

Duke folur për edicionin e muajit gusht të revistës “Allure”, Kim foli për pranimin e papërsosmërive të saj, duke thënë se edhe pse ende përpiqet të jetë perfekte, ajo është në paqe me veten.
Ajo gjithashtu tregoi sinqerisht se i urren duart e saj dhe u tregua e hapur për mbushjet me botoks, duke pranuar si diçka të tillë e ka aplikuar në ballë.
Kim këmbënguli se ajo aktualisht nuk ka asnjë mbushje në buzët apo faqet e saj, përpara se të shtonte: “Asnjëherë nuk i kam mbushur asnjërën, kurrë”.

“Jam në paqe që nuk jam perfekt dhe nuk kam qenë e tillë më parë, i urrej duart e mia – ato janë të rrudhura dhe të rënda”, shtoj Kim.
Kardashian në këtë fotosesion për revistën “Allure” u shfaq me një makijazh të veçantë të realizuar nga miku i saj i besuar, grimeri shqiptar Mario Dedivanoviç.

Duke ndjekur hapat e motrave Kourtney dhe Khloé ,Kim shkruajti në rrjetet sociale për të ndarë kopertinën e saj të revistës Allure, e cila në pamje të parë duket sikur ajo ka zhveshur të gjitha rrobat e saj.
Duke ndarë foton me 322 milionë ndjekësit e saj, Kim thjesht ia vlerësoi ekipin e përfshirë në xhirim, duke shkruar, “REVISTA ALLURE” .

Kim nuk është e vetmja që i pëlqen një fotosesion nudo për momentin. Në fillim të këtij viti, Hilary Duff doli krejtësisht e zhveshur në kopertinën e Women’s Health, ndërsa dua Lipa, Nicole Scherzinger dhe Emily Ratajkoëski gjithashtu kanë marrë pjesë në aksion.