Kimi kërcënon me përdorimin e armëve bërthamore kundër SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Kim Jong Un ka paralajmëruar përsëri se Koreja e Veriut mund të përdorë armë bërthamore në rast të ndonjë konflikti me Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara, duke i akuzuar ato për rritjen e armiqësive në Gadishullin Korean

Presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong Un

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka paralajmëruar përsëri se mund t’i përdorë armët bërthamore në konflikte të mundshme me Korenë e Jugut dhe me Shtetet e Bashkuara, raportuan mediat shtetërore të martën.

Ai i akuzoi këto dy vende se po e provokojnë Korenë e Veriut dhe se po i rrisin armiqësitë në Gadishullin Korean.

Kimi ka bërë disa herë kërcënime të ngjashme për përdorimin e armëve bërthamore për parandalimin e sulmeve kundër vendit të tij, por paralajmërimi më i ri vjen në një kohë kur ekspertët e jashtëm thonë se Koreja e Veriut mund t’i rrisë armiqësitë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA muajin e ardhshëm.

Gjatë një fjalimi të hënën në një universitet që mban emrin e tij, Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare Kim Jong Un, ai tha se Koreja e Veriut “do t’i përdorë pa asnjë ngurrim të gjitha armët sulmuese kundër armiqve të vet”, nëse ata përpiqen t’i përdorin forcat e armatosura kundër Koresë së Veriut, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Veriut, KCNA.

“Në këtë rast, nuk përjashtohet as mundësia për përdorimin e armëve bërthamore”, shtoi ai, raporton Radio Evropa e Lirë.

Kimi tha se qëndrimi bërthamor i Koresë së Veriut duhet të përmirësohet plotësisht, sepse Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara po përpiqen ta forcojnë aleancën e tyre ushtarake bazuar në planifikimin e përbashkët bërthamor dhe strategjik, një veprim që ai tha se do të rrisë rrezikun e prishjes së ekuilibrit të pushtetit në Gadishullin Korean.

Duket se ai iu referua udhëzimeve të reja mes Koresë së Jugut dhe SHBA-së për parandalimin e sulmeve, që këto dy vende i nënshkruan në korrik, për t’i integruar armët konvencionale të Koresë së Jugut me armët bërthamore të SHBA-së, për t’u përballur më mirë me kërcënimet e vazhdueshme që vjinë nga Koreja e Veriut.

Koreja e Jugut nuk ka armë bërthamore.

Prej se e miratoi një doktrinë agresive bërthamore në vitin 2022, Koreja e Veriut është zotuar në mënyrë të përsëritur se do t’i përdorë armët bërthamore e para, nëse e parashikon se udhëheqësia e Penianit është e rrezikuar.

Por, shumë ekspertë dyshojnë nëse Koreja e Veriut mund ta bëjë vërtet këtë, pasi forcat e saj ushtarake janë mëtë dobëta se ato të SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

Zyrtarët e SHBA-së dhe të Koresë së Jugut kanë paralajmëruar se një përpjekje e Koresë së Veriut për të përdorur armë bërthamore do të kishte për pasojë fundin e Qeverisë së Kimit.

Tensionet në Gadishullin Korean janë thelluar në javët e fundit, me Korenë e Veriut që ka zbuluar një objekt për prodhimin e uraniumit të gradës ushtarake, një përbërës bërthamor, dhe ka vazhduar një sërë testimesh raketore.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, tha se zbulimi nga Koreja e Veriut i këtij objekti bërthamor ishte ndoshta një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e SHBA-së para zgjedhjeve presidenciale të muajit të ardhshëm, dhe se Veriu ka gjasa të bëjë provokime të mëdha, si për shembull, testimin e një shpërthimi bërthamor dhe testimin e raketave me rreze të gjatë.

Shumë analistë thonë se Koreja e Veriut ka të ngjarë të përdorë arsenalin e saj të zgjeruar bërthamor për të fituar lëshime nga SHBA-ja, si për shembull lehtësimin e sanksioneve, pasi të inaugurohet administrata e re në SHBA.

Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika