Kina dërgon 53 tonë tenda në Turqi për ta ndihmuar pas tërmetit

Pasi Turqia dhe Siria u goditën nga tërmeti të dielën, Kina ka dërguar 53 tonë tenda dhe shumë ndihma urgjente të planifikuara në të ardhmen e afërt, për të ndihmuar Turqinë

Pamje nga tërmeti në Turqi

Kina ka dërguar 53 tonë tenda dhe shumë ndihma urgjente të planifikuara në të ardhmen e afërt, për ta ndihmuar Turqinë, e cila është goditur nga tërmeti të dielën.

Tendat janë nisur nga Shangai dhe janë planifikuar të mbërrijnë në Stamboll të dielën.

Sipas pamjeve të transmetuara nga televizioni shtetëror CCTV, tendat e dërguara do të ndihmojnë në operacionet e ndihmës.

Grupi i parë i furnizimeve nga Qeveria e Kinës me 40 mijë batanije, ka arritur në Stamboll të shtunën e 11 shkurtit.

CCTV ka raportuar se Kina është duke planifikuar të dërgojë pajisje mjekësore, duke përfshirë makina elektrokardiograme, instrument diagnostikues me ultratinguj dhe automjete mjekësore dhe shtretër spitalorë.

Ndërkaq, ekipi i shpëtimit prej 82 anëtarësh i dërguar nga Qeveria kineze ka mbërritur në Turqi të mërkurën e 8 shkurtit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika