Kina do të vendosë një zonë të ndalim-fluturimit afër Tajvanit

Screen grab taken from a post by the People's Liberation Army Eastern Theater Command on its WeChat account on Aug. 9, 2023, shows a military aircaft in flight at an unspecified location. (Kyodo)

Kina do të vendosë një zonë të ndalim-fluturimit në veri të Tajvanit të dielën, për shkak të “aktiviteteve hapësinore”.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Transportit të Tajvanit.

Mbyllja e qiejve vjen pasi Pekini ka kryer stërvitje masive triditore javën e kaluar përreth Tajvanit. Gjatë këtyre ushtrimeve, Kina ka simuluar goditjet e objektivave kyçë dhe është stërvitur se si ta bllokojë këtë ishull vetëqeverisës.

Krijimi për një kohë të shkurtër të zonës së ndalim-fluturimit duket se është e lidhur me stërvitjet ushtarake. Ministria e Transportit të Tajvanit tha se Kina do të vendosë kufizime “në zonat e konvergjencës së shumë rrugëve ndërkombëtare” duke u thirrur në “aktivitete hapësinore”.

Kufizimet, sipas Tajpeit, do të jenë në fuqi për 12 orë gjatë së dielës.

Ministria e Transportit të Tajvanit tha se Kina fillimisht kishte synuar që të mbante në fuqi këtë zonë të ndalim-fluturimt për tri ditë, por pas kundërshtimeve të Tajpeit, ky vendim u rishqyrtua.

Tajvani tha se e ka informuar Kinën se “ky vendim është i paarsyeshëm dhe do të sjellë rreziqe të mëdha dhe të panevojshme gjatë fluturimit në rajon dhe do të dëmtojë të drejtat dhe interesat e aviacionit ndërkombëtar”.

“Në veri [ku do të vendoset zona e ndalim-fluturimit] ka shumë rrugë të fluturimeve ndërkombëtare, përfshirë për në Japoni, Kore të Jugut dhe në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftim, shkruan Reuters.

Edhe Japonia tha se është njoftuar për këtë vendim të Kinës.

Megjithatë, autoritetet në Kinë nuk kanë dashur të komentojnë për këtë çështje.

Tensionet mes Tajvanit dhe Kinës janë rritur së fundmi. Stërvitjet ushtarake afër Tajvanit Pekini i mbajti në përgjigje të vizitës së presidentes tajvaneze në SHBA javën e kaluar.

Statusi i Tajvanit është i pazgjidhur që nga viti 1949, kur Lufta Civile kineze shkoi në favor të Partisë Komuniste kineze dhe Qeveria paraprake e shtetit u largua drejt ishullit. Që atëherë, Tajvani e ka konsideruar veten shtet sovran dhe ka Kushtetutën dhe liderët e tij. Kina e sheh atë si provincë të saj të shkëputur, që një ditë do ta vendosë nën kontrollin e Pekinit, qoftë edhe përmes forcës nëse është e nevojshme.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka thënë se “bashkimi” me Tajvanin “duhet të bëhet”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika