Kina ia anulon vizitën Borrellit

Kina ia ka anuluar vizitën shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell. Fotografi nga arkivi. Foto: AP

Kina ia ka anuluar vizitën shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha një zëdhënëse e bllokut evropian.

Borrell kishte planifikuar që ta vizitonte Kinën javën e ardhshme.

Nuk është treguar arsyeja e anulimit të vizitës, që vjen në kohën kur Evropa po synon që t’i ulë rreziqet e krijuara nga raporti i ngushtë ekonomik me Kinën, që Brukseli e cilëson si “konkurrente ekonomike dhe rivale sistematike”.

“Fatkeqësisht, jemi informuar nga homologët kinezë se datat e parashikuara për javën e ardhshme nuk janë të mundshme dhe tani ne duhet të shikojmë alternativa”, tha zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali, në një përgjigje dërguar Reutersit.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze nuk ka treguar se pse është anuluar vizita e Borrellit, por nuk e përjashtoi mundësinë që shefi i diplomacisë së bllokut evropian të vizitonte shtetin në të ardhmen.

“Ne e mirëpresim përfaqësuesin e lartë Borrell në vizitën në Kinë, në momentin më të përshtatshëm për të dyja palët”, tha zëdhënësi Wang Wenbin për gazetarët në Pekin.

Borrell kishte planifikuar që të takohej me homologun e tij kinez për të diskutuar për “çështje strategjike”, përfshirë të drejtat e njeriut dhe luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Kjo është hera e dytë që Borrellit i anulohet vizita në Kinë. Në prill, ai nuk mundi të shkojë në Pekin pasi rezultoi pozitiv me koronavirus./REL

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika