Kina: Pavarësia e Tajvanit do të shkaktonte luftë

Kina ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se çdo përpjekje për ta bërë Tajvanin të pavarur nga shteti kinez, do të shkaktojë aksione ushtarake ndaj forcave të Pekinit

Ilustrim

Ministri kinez i Mbrojtjes, Wei Fenghe, është takuar me homologun e tij amerikan, Lloyd Austin në margjinat e samitit aziatik të sigurisë në Singapor.

Wei u shpreh në takim se në qoftë se do bëhej ndarja e Tajvanit nga Kina, atëherë ushtria kineze nuk do të kishte asnjë zgjidhje tjetër veçse të “luftonte me çdo kusht”.

Homologu amerikan, Lloyd Austin e ka quajtuar aktivitetin ushtarak kinez si provokues ose destabilizues.

Austin, ka thënë se ka një numër rekord të avionëve kinez që fluturonin afër ishullit, pothuajse çdo ditë kjo e cila “gërmon paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Kina e sheh Tajvanin si një pjesë integrale e territorit të tyre.

Një zëdhënës kinez ka thënë se “”Nëse dikush guxon të ndajë Tajvanin nga Kina, Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze (PLA) nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të luftojë me çdo kusht dhe të shtypë çdo përpjekje për ‘pavarësinë e Tajvanit’ dhe të mbrojë sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial”, raporton BBC.

Austin ka thënë se SHBA-të ishin të përkushtuara për të ruajtur statusin duke njohur Pekinin si qeverinë e vetme të Kinës dhe duke kundërshtuar pavarësinë e Tajvanit.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin pati takimin e tij të parë ballë për ballë me Wei Fenghe të Kinës

Sipas tij nuk do të bëhet asnjë përpjekje për të zgjidhur tensionet me forcë.

Ky ishte takimi i parë i shefave të mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, ku ky takim zgjati gati një orë, në samitin e sigurisë Shangri-La Dialogue.

Wei ka thënë se bisedimet “shkuan pa probleme” dhe të dyja palët i përshkruan ato si të përzemërta.

Ndërkaq, homologu amerikan, Lloyd Austin ka folur për rëndësinë e mbajtjes së linjave plotësisht të hapura të komunikimit me ushtrinë kineze, për të shmangur çdo keqkuptim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika