Kina refuzon të dënojë pushtimin rus të Ukrainës

Gjatë takimit mes Putin-Xi Jinping, lideri kinez ka refuzuar të dënojë pushtimin rus të Ukrainës, në vend të kësaj, ai ka hedhur vazhdimisht fajin për konfliktin mbi NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara

Presidenti rus, Vlademir Putin (majtas) dhe presidenti kinez, Xi Jinping (djathtas)

Gjatë kohës kur forcat ruse janë duke pësuar humnjen në Ukrainë, Rusia është duke ndryshuar mbështetjen për Kinën para takimit mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe liderit kinez, Xi Jinping këtë javë.

Trupat ruse u detyruan të largohen nga qyteti strategjik i Izium, i cili është bastioni i tyre kryesor në Ukrainën verilindore gjatë të shtunës pas një kundërofensive të shpejtë ukrainase.

Tërheqja e trupave ruse nga Izium ishte humbja më e rëndë ruse që nga tërheqja e saj nga Kievi në mars dhe një shenjë se lufta mund të hyjë në një fazë të re.

Zyrtarë të lartë rusë dhe kinezë kanë vendosur për të hapur rrugën për një takim të pritshëm midis Putinit dhe Xi në margjinat e një samiti rajonal në Uzbekistan. Sipas parlamentit rus, një udhëheqës i lartë kinez ka shprehur mbështetje të qartë për luftën e Rusisë kundër Ukrainës, të cilat janë pretendime që nuk janë përfshirë në deklaratën nga pala kineze.

Të enjten dhe të premten, ligjvënësi më i lartë i Kinës, Li Zhanshu, një aleat i ngushtë i Xi-t është takuar me kryetarin e Dumës së Shtetit të Rusisë,  Vyacheslav Volodin. Sipas një deklarate nga Duma e Shtetit, Li siguroi anëtarët e saj se “Kina e kupton dhe e mbështet Rusinë për çështjet që përfaqësojnë interesat e saj jetike, veçanërisht për situatën në Ukrainë”, raporton CNN.

“Ne shohim se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO po zgjerojnë praninë e tyre pranë kufijve rusë, duke kërcënuar seriozisht sigurinë kombëtare dhe jetën e qytetarëve rusë. Ne e kuptojmë plotësisht domosdoshmërinë e të gjitha masave të marra nga Rusia që synojnë mbrojtjen e interesave të saj kryesore. ne po ofrojmë ndihmën tonë”, citohet të ketë thënë Li.

“Për çështjen e Ukrainës, ne shohim se si ata e kanë vënë Rusinë në një situatë të pamundur. Dhe në këtë rast, Rusia bëri një zgjedhje të rëndësishme dhe u përgjigj me vendosmëri”, shtoi ai.

KIna ka refuzuar të dënojë pushtimin rus të Ukrainës, në vend të kësaj, ai ka hedhur vazhdimisht fajin për konfliktin mbi NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara. Kjo gjuhë mbështetëse mungon në versionin kinez, pasi që lideri kinez Li nuk citohet të ketë folur për Ukrainën.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika