Kina rrit presionin ushtarak ndaj Tajvanit

Presioni ushtarak vjen pas njoftimit se përfaqësuesit e lartë amerikanë dhe kinezë do të takohen në kryeqytetin tajlandez, përderisa dy shtetet po synojnë të ulin tensionet

FOTO:AFP

Kina ka dërguar mbi 30 avionë luftarakë dhe një grup të luftanijeve drejt Tajvanit, tha më 27 janar Ministria e Mbrojtjes së këtij ishulli.

Presioni ushtarak vjen pas njoftimit se përfaqësuesit e lartë amerikanë dhe kinezë do të takohen në kryeqytetin tajlandez, përderisa dy shtetet po synojnë të ulin tensionet.

Ushtria kineze ka dërguar 33 avionë luftarakë, përfshirë edhe avionë të llojit SU-30 dhe gjashtë anije të marinës përreth Tajvanit, mes orës 06:00 të së premtes dhe në orën 06:00 të së shtunës. Nga ta, 13 avionë luftarakë e kaluan vijën në Ngushticën e Tajvanit – që është një kufi jozyrtar mes ishullit dhe Kinës.

Tajvani tha se e ka monitoruar situatën dhe se ka dislokuar forcat e tij në përgjigje të këtyre aktiviteteve të Kinës.

Kina pretendon se ishulli vetëqeverisës i Tajvanit është pjesë e territorit të saj dhe viteve të fundit ka rritur aktivitetet përreth ishullit, duke dërguara avionë e anije. Tajvani tha se shtatë balona kineze kanë fluturuar ose mbi ishull ose përmes hapësirës së tij ajrore, disa ditë pas ishulli zgjodhi Lai Ching-te si president të ri. Partia Demokratike Progresive e Lait ka bërë fushatë për vetëvendosje, drejtësi sociale dhe ka kundërshtuar kërcënimet e Kinës.

Këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan, dhe ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, janë të dy në Bankok për bisedime, por ende është e paqartë nëse të dy do të takohen, apo veçse janë takuar.

SHBA-ja dhe Kina kanë mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, duke nisur nga ato ekonomike dhe gjeopolitike.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika