Kina tërheq premtimin se nuk do të dërgojë trupa në Tajvan

Pekini zyrtar nëpërmjet një dokumenti që quhet "Çështja e Tajvanit dhe ribashkimi i Kinës në epokën e re", ka tërhequr premtimin se nuk  dotë dërgojë trupa në Tajvan

Ilustrim

Kina ka tërhequr një premtim për të mos dërguar trupa ose administratorë në Tajvan nëse merr kontrollin e ishullit, thuhet në një dokument zyrtar të publikuar të  mërkurën, duke sinjalizuar një vendim të presidentit Xi Jinping për t’i dhënë më pak autonomi se sa ishte ofruar më pare.

Letra e bardhë e Kinës mbi pozicionin e saj ndaj Tajvanit të vetëqeverisur pason disa ditë ushtrimesh ushtarake të paprecedentë pranë ishullit, të cilin Pekini e pretendon si territor i tij, në shenjë proteste kundër vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi javën e kaluar, njofton Reuters.

Kina kishte thënë në dy letrat e mëparshme të bardha për Tajvanin, në 1993 dhe 2000, se “nuk do të dërgojë trupa apo personel administrativ për t’u vendosur në Tajvan” pasi të ketë arritur atë që Pekini e quan “ribashkim.

Kjo linjë, që synonte të siguronte Tajvanin se do të gëzonte autonomi pasi të bëhej një rajon i veçantë administrativ i Kinës, nuk u shfaq në letrën e bardhë të fundit.

Kjo do t’i ofronte njëfarë autonomie Tajvanit të sunduar në mënyrë demokratike për të ruajtur pjesërisht sistemet e tij sociale dhe politike.

Të gjitha partitë kryesore politike tajvaneze kanë refuzuar propozimin “një vend, dy sisteme” dhe ai nuk gëzon pothuajse asnjë mbështetje publike sipas sondazheve. Qeveria e Tajvanit thotë se vetëm njerëzit e ishullit mund të vendosin për të ardhmen e tyre.

Gjithashtu, edhe në në letrën e bardhë të vitit 2000 që thoshte “çdo gjë mund të negociohet” për sa kohë që Tajvani pranon se ka vetëm një Kinë dhe nuk kërkon pavarësinë, mungon gjithashtu në letrën e bardhë të fundit.

Këshilli i Çështjeve Kontinentale të Tajvanit e dënoi letrën e bardhë, duke thënë se ishte “plot gënjeshtra e mendimeve të dëshiruara dhe shpërfillte faktet” dhe se Republika e Kinës – emri zyrtar i Tajvanit – ishte një shtet sovran.

Letra e bardhë e përditësuar quhet “Çështja e Tajvanit dhe ribashkimi i Kinës në epokën e re”. “Epoka e re” është një term që zakonisht lidhet me sundimin e Xi. Xi pritet të sigurojë një mandat të tretë në një kongres të Partisë Komuniste më vonë këtë vit.

Tajvani ka jetuar nën kërcënimin e pushtimit kinez që nga viti 1949, kur qeveria e mundur e Republikës së Kinës iku në ishull pasi Partia Komuniste e Mao Ce Dunit fitoi një luftë civile.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika