Kinë, 5 të vdekur pasi vetura futet në turmën e njerëzve

Policia në Kinë ka njoftuar se është arrestuar shofer i automjetit që goditi një turmë të njerëzve në Guangzhou,, duke lënë të vdekur pesë prej tyre, e 13 të tjerë të lënduar

Guangzhou

Policia në Kinë ka arrestuar një burrë që me veturë goditi një numër të këmbësorëve në Guangzhou, duke shkaktuar vdekjen e 5 personave e lëndimin e 13 tjerëve, raporton BBC.

Ngjarja ka shkaktuar zemërim të madh publik, ku shumë e kanë akuzuar të dyshuarin se qëllimshëm ka shënjestruar qytetarët.

Në video të postuar online, shihet shoferi duke dalë nga vetura dhe duke hedhur në ajër disa bankënota, pak pas aksidentit.

Policia ka arrestuar 22-vjeçarin dhe ka nisur hetimet.

Aksidenti ndodhi të mërkurën pasdite, në një periudhë të ngarkuar në qytetin jugor të Kinës me 19 milionë banorë.

Kishte incidente të ngjashme në të kaluarën.

Në shkurt të vitit 2022, një shofer me një kamionçinë u fut në turmë të njerëzve në provincën jugore Fujian, duke shkaktuar vdekjen e tre personave e lëndimin e nëntë tjerë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika