Kinë: një i vdekur dhe 8 të plagosur pasi treni doli nga binarët

Drejtuesi i trenit mbeti i vdekur, dhe tetë persona të tjerë mbetën të plagosur pasi treni me shpejtësi doli nga binarët

Personeli i urgjencës ndihmon një pasagjer të zbresë nga një vagon.

Në mëngjesin e së shtunës të 4 majit, një tren në Kinën jugore me shpejtësi të lartë, doli nga binarët ku aty mbeti një person i vdekur dhe tetë të tjerë të plagosur.

Kjo ngjarje tronditëse ndodhi në orën 10:30 të mëngjesit, pasi treni goditi mbeturinat si pasojë e rrëshqitjes së dheut në binarë.

Drejtuesi i trenit vdiq në spital, ndërsa, një anëtar i ekipit dhe shtatë pasagjerë u plagosën, bënë të ditur CNN.

Ndërsa pasagjerët e tjerë numri i të cilëve është 136, janë evakuuar në mënyrë të sigurtë, dhe ky incident është nën hetime.

Rrjeti hekurudhor i shpejtësisë së lartë të Kinës përfshin 37,900 kilometra (rreth 23,500 milje) linja që përshkojnë vendin për të lidhur të gjitha grupimet kryesore të megaqyteteve. Të gjitha janë përfunduar që nga viti 2008.

Asnjë incident i madh nuk është raportuar në rrjet që nga viti 2011, kur 40 njerëz u vranë dhe rreth 200 të tjerë u plagosën pasi një tren me shpejtësi të lartë u godit nga pas nga një tren tjetër pranë Ëenzhou, provincën Zhejiang.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika