Kinemaja e Hapur “Film N’Park” – nga 26 gusht deri më 1 shtator bëhet shfaqja e filmave kosovarë dhe botërorë

Sibel Halimi, drejtoreshë e Kulturës në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se te Parku, afër Postës Kryesore në Dardani ka filluar Kinemaja e Hapur “Film N’Park” .

Kjo kinema do përdoret për fëmijët mbi moshën 10 vjeç dhe do jetë e hapur nga 26 gushti deri më 1 shtator.

Siç njofton Halimi, kjo kinema do ketë  filma të përzgjedhur nga Prifest, Anibar dhe Qendra Kinematografike e Kosovës.

“Te Parku, afër Postës Kryesore në Dardani po fillojmë me Kinemanë e Hapur “Film N’Park” me fëmijët mbi moshën 10 vjeç. Drejtoria e Kulturës dhe Qendra Kulturore për Fëmijë në Komunën e Prishtinës ju ftojnë në një përvojë unike verore me filma të përzgjedhur nga Prifest, Anibar dhe Qendra Kinematografike e Kosovës. Kjo ngjarje organizohet nga Drejtoria e Kulturës me përkrahjen e UNDP Kosova. Mos e humbisni këtë mundësi për të kaluar mbrëmje të paharrueshme në shoqërinë e filmit dhe natyrës”, ka shkruar Halimi në Facebook.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika