Kinolli i PRBK-së pjesë e marshit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kryetari i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli, ka marrë pjesë në marshin e organizuar nga platforma “Lira ka Emër”

Kryetari i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli, ka marrë pjesë në marshin e organizuar nga platforma “Lira ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Kinolli këtë e ka bërë vetë të ditur, duke postuar disa fotografi nga marshi që u mbajt në Prishtinë.

Ndërsa, ideatorët e platformës “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë falënderuar të gjithë qytetarët që në mënyrë masive i janë përgjigjur thirrjes për të marshuar për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika