Kinolli pas takimit me Kurtin: S’kemi vija të kuqe ndaj asnjë partie, respektojmë rezultatin zgjedhor

Kryetari i Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës (PREBK), Albert Kinolli, pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar se partia e tij ka kërkuar që të trajtohet në mënyrë të denjë dhe të barabartë.

Ai ka shtuar se nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik dhe se, duke respektuar rezultatin zgjedhor ku Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka dalë fituese, ky proces është afër përfundimit.

“Nuk kemi vija të kuqe për asnjë subjekt politik, mirëpo duke respektuar rezultatin zgjedhor, nga i cili VV-ja është fituese e këtyre zgjedhjeve, sot patëm takim me Kurtin. Ne kemi parashtruar kërkesat tona, njëra prej tyre ka qenë që pasi ne jemi përfaqësuar në Kuvend me një deputet, kërkuam të jemi të barabartë dhe të trajtohemi në mënyrë të denjë”, ka deklaruar  Kinolli.

Ai ka shprehur besimin se deri më 15 prill, Kurti do të ketë numrat e nevojshëm për të formuar qeverinë.

Kur pyeti nëse do ta votonin një qeveri të mundshme të opozitës, Kinolli ka theksuar se për këtë do të flasin pas 15 prillit.

Shija e redaktorit

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Të fundit nga rubrika