I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, trajneri i njohur, Ismet Munishi ka potencuar se dyshja Lautoaro Martinez dhe Leo Messi do jenë “arma e fortë” e Argjentinës.
Ai tha se “përkrah Messit e shoh Lautaro Martinez, i cili është në superformë”.
Munishi shtoi se “besoj shumë Lauataro do e tregojë vetën në këtë kampionat”.
Kjo është vetëm nata e tretë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.